Lajme
Katër persona vriten nga sulmi me raketa në Odesa, plagosen edhe fëmijë
Demokracia
20:52 | 29 Prill 2024

Share:

Odesa, qyteti në jug të Ukrainës u vu nën sulmin me raketa ruse këtë pasdite.

Tre gra dhe një burrë kanë vdekur, sipas guvernatorit rajonal Oleg Kiper, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se 28 persona të tjerë janë lënduar, duke përfshirë dy fëmijë të moshës pesë dhe 16 vjeç. Një grua shtatzënë është lënduar gjithashtu.

Katër persona “po luftojnë për jetën e tyre”, tha ai në një postim në Telegram.

Të ngjashme