Lajme
Ukrainës i dërgohen armë përmes një aeroporti sekret
Demokracia
12:49 | 07 Mars 2022

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa anti-tank dhe 2,000 raketa anti-ajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Edhe përpara se të fillonte pushtimi rus më 24 shkurt, qiejt mbi Evropë janë mbushur me avionë ushtarakë të ngarkesave të SHBA-së dhe të tjerëve, veçanërisht C-17, shtylla kurrizore e flotës ajrore amerikane, transmeton Demokracia.com.

Fluturimet kanë ripozicionuar trupat përgjatë krahut lindor të NATO-s. Ndërsa ritmi i fluturimeve është rritur.

Sapo filloi pushtimi i Rusisë, 14 vende kanë dërguar ndihmë sigurie në Ukrainë, disa prej të cilëve rrallë kishin dërguar pajisje të tilla të konsiderueshme më parë, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes për CNN.

“Shumica  dërrmuese”  e një pakete prej 350 milionë dollarësh të ndihmës për sigurinë amerikane tashmë është dorëzuar në Ukrainë, sipas zyrtarit, vetëm një javë pasi u miratua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë./Demokracia.com/

Të ngjashme