Lajme
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro
Demokracia
18:00 | 28 Mars 2024

Share:

Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan ushtarak rus.

Forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të Rusisë në qytetin e Sevastopolit.

Sipas informacioneve paraprake, piloti ka mundur të largohet para rrëzimit të aeroplanit.

Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak rus Su-35 i gjeneratës së katërt.

Su-35 janë disa nga aeroplanët më modern që ka shteti rus dhe një i tillë kushton 85 milionë dollarë (rreth 80 milionë euro).

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngjashme