Lajme
Ugljanin: Pritjet janë që do të realizohet bojkotimi i serbëve në zgjedhjet në veri
Demokracia
23:15 | 19 Prill 2024

Share:

Këtë të diel mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri më shumicë serbe.

Teksa institucionet e Kosovës kanë mundësuar një proces zgjedhor, Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet.

Lidhur me këtë, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, deklaroi se pritjet janë që do të realizohet bojkotimi, sepse Lista Serbe tashmë njihet si subjekt politik i cili ndikon në popullatën me shumicë serbe në Kosovë.

“Lista Serbe e ka bërë atë thirrje, por paraprakisht thirrje ka bërë edhe kryetari i Republikës së Serbisë, përmes ndikimit të kryetarit dhe qeverisjes së Serbisë po bëhet tani ndikimi edhe nga Lista Serbe ndaj popullatës në pjesën veriore, dhe sigurisht do të realizohet ai bojkotim”.

“Ne e kemi ditur që prapa iniciativës për shkarkimin dhe mbledhjen e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore ka qenë Lista Serbe, por tani është tjetër situatë kur ata duhet të japin përgjegjësi, sidomos ndaj ndërkombëtarëve, që kanë pasur një lloj garancioni për dalje me 50 përqind në zgjedhje”, deklaroi Ugljanin për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Të ngjashme