Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Demokracia
19:53 | 02 Maj 2024

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Doblibarë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj ka deklaruar për Telegrafin se viktima i moshës madhore është gjendur pa shenja jete në vendbanimin e tij.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Elezaj.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion

Të ngjashme