Lajme
Rundi i dytë i presidencialeve në RMV, Fronti Europian ua lë në duar qytetarëve për kë të votojnë
Demokracia
20:22 | 02 Maj 2024

Share:

Fronti Evropian ka vendosur që meqë nuk janë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mos përcaktohen e të ju lënë qytetarëve të vendosin për kënd duan të votojnë.

Ky konstatim erdhi pas mbledhjes në Strugë të përfaqësuesve të subjekteve politike që përfaqësojnë këtë koalicion të gjerë.

“Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e sotme në Strugë konstatuan se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale më 24 prill kaloi në atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, ndërkohë që fitorja prej 40 mijë vota e dr.Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit – kandidatit të opozitës, është fitore e cila do të thellohem edhe më shumë më 8 maj, në Zgjedhjet parlamentare kur Fronti Europian do ta shënojë fitoren historike”.

“Me këtë rast, meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”. Thuhet në njoftim.

Të ngjashme