Sport
UEFA uron Vedat Muriqin për ditëlindje, publikon një nga golat më të mirë me Kosovën
Demokracia
15:10 | 24 Prill 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi feston sot ditëlindjen.

Futbollisti nga Prizreni mbushi sot 28 vjet, shkruan Demokracia.com.

Urimet që vinin në drejtim të tij ishin të shumtat, por njëra mund të jetë më speciale.

UEFA, shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka uruar Muriqin për ditëlindjen e 28-të me një nga golat më të bukur të tij me Kosovën.

“Lëvizjet e ekipit dhe finalizimi. Gëzuar ditëlindjen Vedat Muriqi”, shkruan UEFA, bashkëngjitur videon.


Muriqi po kalon një edicion fantastik te skuadra e Mallorcas, pas kalimit nga Lazio si i huazuar.

Deri tash Muriqi ka pesë gola në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim./Demokracia.com/

Të ngjashme