Lajme
“Ftesa më në fund ka edhe adresë”, Rama konfirmon vendin dhe orën e takimit me shqiptarët në Greqi
Demokracia
08:51 | 10 Maj 2024

Share:

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.

Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.

Fjalimi në Athinë i Ramës do të pasohet nga vizitat në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor, ndërsa turneu quhet “Krenar për Shqipërinë”.

Vizita e Ramës në Athinë u zgjodh në datën e plotësimit të një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në atë kohë. Një ngjarje që bëri që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë të shkojnë “në akull”, në mes të periudhës parazgjedhore në Athinë.

Të ngjashme