Lajme
Gjuha e ashpër para Konventës, Ilir Meta: S’e kisha me gruan time, por me fenomenin
Demokracia
08:54 | 10 Maj 2024

Share:

Retorikën e ashpër ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë, njëherazi dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e konsideroi si të zakonshme në një aksion politik, kur denoncon një fenomen të caktuar, siç është nepotizmi. Thënë ndryshe, i ftuar në Debat në A2 CNN, Meta thotë ka sulmuar nepotizmin, si fenomen në parti dhe në administratë, dhe jo Monika Kryemadhin.

Ajo puna e retorikës e mënyrës së komunikimit është një zgjedhje e imja që ka të bëjë me fenomenin, jo me individin”, tha Meta.

Përballë gazetares Alba Alishani, Meta foli me superlativa për rrugëtimin e Monika Kryemadhit në politik.

“Kryemadhi ka meritat e saj në 2005 ka arritur një ndër rezultatet më të mira me gati 30% në Kombinat përballë ministrit të Brendshëm, ajo është prej kontributeve të veta që ka aderuar që 17 vjeç. I vetmi debat ka qenë se Kryemadhi ka propozuar 30%, ne e çuam në 50% për përkrahjen ndaj grave”, tha Meta në A2 CNN.

Të ngjashme