Lifestyle
Udhëheqës i lindur, paqësor apo njeri i mbyllur; çfarë karakteristikash të “fshehta” mund të zbuloni përmes pozicionit të gjumit
Demokracia
09:42 | 10 Korrik 2023

Share:

Pozicioni i gjumi tregon shumë më shumë për ju nga se kishit menduar. Sidomos në qoftë se ju jeni një nga ata njerëz që gjithmonë flenë në të njëjtin pozicion.

Në foton e mësipërme gjenden të ilustruara pozicionet më të zakonshme të gjumit, ju mund ta gjeni veten tek njëri, por ka dhe njerëz që për t’i zënë gjumi duan një pozicion e më pas gjatë natës shtrihen në një mënyrë tjetër. Ja shpjegimi i ilustrimeve

Të flesh me bark dhe duar nën jastëk

Jeni një lider i lindur. Jeni impulsivë dhe riskoni shumë. Gjithmonë jeni ju që ndërmerrni hapin e parë, pasi jo shumë gjëra ju frikësojnë. Jeni të përgjegjshëm dhe nuk ju pëlqejnë surprizat. Pëlqeni të keni çdo gjë nën kontroll.

Kruspull (A ju duhet të përqafoni diçka)
Në qoftë se ju nuk mund të flini pa përqafuar diçka, ju ndoshta i besoni të tjerëve pak më shumë se duhet. Ju jeni miku i besueshëm tek i cili njerëzit mund të shprehin çdo shqetësim. Keni dëshirën të ndiheni gjithmonë i mbrojtur dhe i pranuar nga shoqeria. Nuk mund të duroni nëse dikush nuk ju pëlqen.

Drejt si qiri
Ky pozicion tregon se ju jeni një person i qetë dhe i rezervuar. Ju flisni dhe mendoni shumë me veten tuaj. Kjo është një gjë e mirë.Jeni një person që përshtateni lehtësisht, jeni i rreptë dhe kur i vendosni një qëllim vetes e arrini me çdo kusht. Kërkoni shumë nga vetja.

Të flesh në krahë (anësore)
Ju jeni shumë i qetë dhe njeri paqësor. Ndonjëherë ju besoni shumë dhe kjo ju sjell probleme. Keni frikë nga e ardhmja, por u buzëqeshni edhe ditëve më të këqija, pasi keni aftësinë të përshtateni në çdo situatë dhe të nxirrni më të mirën tuaj. Jeni një njeri pozitiv që pelqen të jetojë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Jeni racional, por kokëfortë dhe këmbëngulës. Dëshironi të jeni në qëndër të vëmendjes dhe karakterizoheni nga personaliteti i fortë.

Fjetja në shpinë
Ky është pozicioni më i mirë i gjumit! Duke fjetur në këtë mënyrë ju do të parandaloni dhimbjet e qafës, shpinës si dhe acidin refluks.
• Duke fjetur në anën tuaj të majtë ose të djathtë do të minimizoni problemet e aparatit tretës, por vlen për t’u thënë se nuk është pozicioni ideal për gjoksin dhe fytyrën.
• Fjetja në pozicionin e fetusit: Nëse nuk jeni shtatzënë, ky është pozicioni që nuk rekomandohet nga mjekët. Në mëngjes mund të çoheni me dhimbje shpine dhe qafe.
• Të flesh me bark
Nëse ky është pozicioni juaj i preferuar, na vjen keq t’ju themi që duhet ta ndërroni. Duke qenë se koka është e anuar anash kjo mund të çojë në dhimbje qafe gjithashtu dhe shpine pasi shtylla kurrizore nuk është një një pozicion neutral.

Të ngjashme