Arte
U ble 5 dollarë, piktura e David Bowie pritet të shitet afro 10 mijë dollarë
Demokracia
12:11 | 16 Qershor 2021

Share:

Një pikturë nga ikona e zhanrit rock, David Bowie, pritet të shitet për mijëra dollarë në një ankand në internet.

“DHead XLVI” është një nga 47 punimet që Bowie krijoi midis viteve 1995 dhe 1997, sipas Rob Cowley i cili është administrues i ankandit.

Portreti ka edhe nënshkrimin e Bowie-t, në pjesën e pasme të kanavacës, ku gjithashtu është edhe një etiketë që ka emrin e tij, datën 1977 dhe një përshkrim të pikturës si “akrilik dhe kolazh kompjuteri në pëlhurë”.

Administruesi Cowley tha për CNN se shitësi, i cili nuk është identifikuar, pagoi 5 dollarë kanadezë (rreth 4.10 dollarë) për pikturën.

Piktura pritej të arrinte në një vlerësim prej më shumë se 7 mijë dollarë dhe afro 10 mijë dollarë. Ankandi përfundon më 24 qershor. /Demokracia.com/

David Bowie's signature and an identifying label can be seen on the back of the painting.

Të ngjashme