ShowBiz
U aludua se ishte e trishtuar gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy: Reagon Lana Del Rey
Demokracia
13:55 | 09 Shkurt 2024

Share:

Lana Del Rey kishte mijëra emocione në ceremoninë e çmimeve Grammy, por asnjë ndjesi negative. Këngëtarja e “Say Yes to Heaven” komentoi aludimet e internetit se ishte e mërzitur që nuk fitoi çmimin për “Albumin më të mirë”.

Lana u shpreh në Instagram: “Vërtet e adhurova (faktin) që isha atje. Kam shumë qejf t’i shoh të gjithë, të bëj thashetheme dhe të rri me ta. Sinqerisht, nuk pata asnjë ndjesi negative në asnjë moment të ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Kishte vetëm gallata dhe të qeshura”.

U aludua se ishte e trishtuar gjatë ceremonisë së çmimeve

Del Rey ishte ulur në tryezë me Taylor Swift, e cila e mori në skenë ku u shpall fituese e Grammy-t për “Albumin më të mirë” (“Midnight”). Ajo, pavarësisht mimikës melankolike, bëri foto me miqtë e saj dhe mesa duket, u argëtua, ndonëse interneti bëri dhjetëra editimeve që dhanë përshtypjen se Lana u trishtua gjatë ceremonisë.

Sa i përket Tay, ajo fitoi çmimin e 13-të për albumin “Midnight” dhe bëri me dije se do të vijë një album i ri. Fansat mendojnë se lidhet me regjistrimin e dytë të albumit “Reputation”, por në fakt, ajo tha se një album totalisht i ri, “The Tortured Poets Department” do të mbërrijë më 19 prill të këtij viti dhe njerëzit mendojnë se lidhet me ish-in e saj, Joe Alwyn.

Të ngjashme