Sport
Turp historik, Brighton fundos Manchester United
Demokracia
20:31 | 07 Maj 2022

Share:

Manchester United i ka thënë matematikisht lamtumirë Champions League pas humbjes 4-0 të pësuar në kampionat kundër Brighton-it.

Cristiano Ronaldo me shokë janë dukur të pafuqishëm kundër Pulëbardhave, që kanë dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Caicedo (15′), Cucurella (49′), Gross (57′), Trossard (60′) kanë qenë autorët e golave për Brighton, që është ngjitur në kuotën e 47 pikëve dhe mban gjallë shpresën për një vend në zonën europiane.

Manchester United ka pësuar 56 gola në Premier League në këtë sezon, numri më i lartë i pësuar në një sezon të vetëm të kampionatit nga Djajtë e Kuq.

Pas 37 ndeshjes të luajtura, skuadra e Ralf Rangnick mbetet në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe rrezikon të mbetet jashtë çdo kompeticioni europian sezonin e ardhshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme