Auto&Tech
Tuneli Vegas Loop i kompanisë së Elon Musk cilësohet si një “kurth vdekjeje” pasi makinat ngecin në trafik
Demokracia
20:40 | 08 Janar 2022

Share:

Hapësira tepër e ngushtë në këtë tunel bëri një komentues të mendojë se nëse një “makinë merr flakë në të, shumë njerëz do të vdesin”. Një tjetër postues komentoi : ” çfarë ndodh nëse në këtë tunel ndodh një aksident dhe makina merr flakë? Ky është një kurth vdekjeje dhe një fatkeqsi që mund të ndodhë së shpejti. Sidomos me flakët që përfshijnë bateritë e Tesla…”

Sipas website-it të kompanisë Boring, në këtë tunel ka disa protokolle sigurie në raste zjarri. “Tunelet janë të pajisura me dalje emergjence, sisteme zbulimi të zjarrit, sisteme për shuarjen e zjarrit dhe sisteme komunikimi në raste emergjencash. Ato testohen herë pas here bashkë me policinë dhe departamentin e zjarrfikësve.” shkruhet në website.

Tunelet janë dizenjuar gjithashtu që të kenë një sistem bidireksional ventilimi që eleminon tymin dhe lejon pasagjerët të largohen në mënyrë të sigurt. Ky tunel u hap për herë të parë në prill të vitit të kaluar dhe ndodhet 12 metra nën sipërfaqjen e tokës. Kostot për hapjen e këtij tuneli i kaluan $52 milionë.

Të ngjashme