Sport
Trepça fiton në Suharekë ndaj Yllit, vazhdon seria finale
Demokracia
19:12 | 29 Maj 2022

Share:

Ka përfunduar edhe ndeshja e tretë finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Kjo ndeshje u fitua nga Trepça dhe tani seria finale do të vazhdojë për së paku edhe një ndeshje.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “13 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 55:58.

Mes Yllit dhe Trepçës tani do të zhvillohet edhe ndeshja e katërt e serisë finale, në palestrën “Minatori”.

Pavarësisht fitores së mitrovicasve sonte, Ylli vazhdon të udhëheq 2:1 në serinë finale.

Sipas sistemit të “Play-Off”-it, skuadra që regjistron e para tri fitore në ndeshjet finale, e fiton edhe titullin e kampionit.

Të ngjashme