Sport
Tre gjigantë evropianë vihen pas Mahrezit
Demokracia
10:47 | 25 Prill 2022

Share:

Barcelona, ​​Paris Saint-Germain dhe Juventus i kanë sytë te ylli i Manchester City, Riyad Mahrez.

Fichajes raporton se klubi i Ligës Premier mund të zgjedhë të shesë algjerianin për të ndihmuar në financimin e një lëvizjeje për Erling Haaland këtë verë dhe të tre klubet janë të interesuara për ta blerë atë.

Mahrez ka performuar në nivele të larta te Citizens, mirëpo Guardiola e di se për të realizuar transferimin e norvegjezit, duhet të shesë lojtarë.

Andaj, sulmuesi i krahut duket se e kryeson atë listë dhe Barcelona, PSG e Juventusi po synojnë transferimin e tij në këtë verë.

Mahrez natyrisht se do të jetë i gatshëm të shkojë me një klub ku mund të fitojë trofe dhe një lëvizje te Blaugranasit apo te parisienët është më e mundshme.

Por, Zonja e Vjetër synon ta bind algjerianin me një vend të titullarit dhe mos të ketë atë të rrezikuar si te dy klubet më lartë.

Të ngjashme