Arte
Traileri i filmit Cruella merr 71 milionë shikime për 24 orë
Demokracia
11:54 | 24 Shkurt 2021

Share:

Traileri i parë i filmit Cruella nga Disney, për 24 orë është shikuar 71 milionë herë duke kaluar shikimet e Maleficient 2 dhe Aladdin.

Filmi gjithashtu u përmend 265 mijë herë në rrjetet sociale, shkruan demokracia.com.

“Cruella” është vendosur në Londrën e vitit 1970, ku personazhi i Emma Stone, Estella de Vil, provon të hyjë në industrinë e modës me kreacionet e saj unike të stilit rok.

Ajo miqësohet me një dyshe hajdutësh, Boris (Mark Strong) dhe Horace (Paul Walter Hauser) ndërsa modelet e saj tërheqin vëmendjen e legjendës së modës Baroneshën von Hellman (Emma Thompson).

Kjo marrëdhënie paraqet një zinxhir ngjarjesh që çojnë në transformimin e Estelës në Cruella de Vil të ligë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme