Arte
Traileri i episodit special të Euphoria ngacmon edhe më shumë pritjet për historitë e sezonës së dytë
Demokracia
08:51 | 20 Janar 2021

Share:

Në mungesë të një sezoni të dytë të shumëpritur të serialit Euphoria, xhirimet e të cilit u ndërprenë për shkak të pandemisë, producentët kanë sjellë dy episode speciale, e para prej të cilëve doli ditën e Krishtlindjeve, ndërsa për të dytën sapo ka dalur traileri, raporton Demokracia.

Seriali trajton historinë e disa adoleshentëve me të kaluara traumatike që po përpiqen të gjejnë veten në një botë që nuk duket të ketë shumë kuptim; ka si karakter kryesor Zendaya, rol i cili i dha një Emmy Award, duke u bërë kështu aktorja më e re që ka fituar këtë çmim.

Përderisa episodi i parë përqëndrohet në një bisedë të thellë dhe ngjethëse të Rue dhe mentorit të saj Ali, që zhbiron në thellësi dhimbjen dhe ndjeshmërinë e saj, pjesa e dytë ka në fokus Jules, e cila reflekton për vitin e kaluar  dhe për marrëdhënien e saj intesive me Rue.

“Rue ishte vajza e parë që jo vetëm më shikoi, por më pa me të vërtetë. Ajo pa nën të gjitha ato shtresa që nuk janë unë”, thotë Jules.

Skenari është shkruar nga Hunter Schafer dhe krijuesi i Euforisë Sam Levinson, episodi do të shfaqet premierë me 22 janar në HBO Max, dhe do të transmetohet në HBO 24 janar.

Episodi në fjalë do të përfshijë gjithashtu një bashkëpunim të ri nga Billie Eilish dhe Rosalía, me titull “Lo Vas A Olvidar”./Demokracia.com

https://twitter.com/hunters/status/1351615511151472642

Të ngjashme