Arte
Timothée Chalamet do të luajë rolin e Paul Atreides në filmin Dune
Demokracia
08:55 | 27 Korrik 2021

Share:

Trailer-i i filmit fantastiko-shkencor “Dune” u publikua së fundmi duke entuziasmuar të gjithë fansat.

Ata mezi po presin të shikojnë performancat e aktorëve të tyre të preferuar si Zendaya, Jason Momoa, Javier Bardem dhe Timothée Chalamet.

Ky film është i bazuar në romanin me të njejtin titull të Frank Herbert në vitin 1965 dhe drejtohet nga regjizori i njohur Denis Villenueve.

Trailer-i i “Dune” i paraqet fansave një pamje paraprake “në të ardhmen e afërt” ku Duke Leto Atreides pranon të marrë përsipër administrimin e planetit shkretëtirë të rrezikshëm Arrakis, ose Dune.

Chalamet luan rolin e djalit të Leto Atreides, Paul i cili është trashëgimtari i House Atreides, një familje aristokrate që drejton planetin Caladan. Atij i duhet të udhëtojë drejt vendeve më të rrezikshme të planetit për të siguruar të ardhmen e familjes dhe popullit të tij. Nga ana tjetër Zendaya luan rolin e një banori vendas të planetit Arrakis të quajtur Chani.

Për të parë performancat e tyre të plota do të na duhet të presim deri sa filmi të transmetohet në në kinematë e SHBA në 22 tetor të këtij viti në dy pjesë.

Romani i Frank Herbert njihet në të gjithë botën si një nga librat më të shitur fantastiko-shkencor.

Të ngjashme