Arte
Timothee Chalamet dhe Winona Ryder paraqiten në një homazh të filmit Edward Scissorhands
Demokracia
17:42 | 09 Shkurt 2021

Share:

Timothée Chalamet mund ose nuk mund të jetë në garë për të luajtur Willy Wonka, por sido që të jetë nuk do të jetë hera e tij e parë që ndjek hapat e kolegut të tij Johnny Depp.

Nuk do të jetë hera e parë që Timothee Chalamet ndjek hapat e Johnny Depp.

Aktori u bë bashkë aktoren Winona Ryder  për reklamën e re të Super Bowl, që në fakt vjen si homazh i filmit Edward Scissorhands.

Winona Ryder kthehet në rolin e saj si Kim Boggs nga filmi i vitit 1990, ndërsa Chalamet na shtyn të rimagjinojmë se si do të ishte jeta për Edward Scissorhands në 2021.

Më konkretisht, Timothee është në rolin e djalit të Edgar Scissorhands, i cili në mënyrë të pashpjegueshme ka trashëguar duart-gërshërë të babait të tij.

“Kjo është historia e një djali me gërshërë për duar”, rrëfen Ryder.

Drejtuar nga regjisori komercial David Shane, reklama thuhet se fitoi miratimin e vetë Tim Burton.

“Është e rrallë kur një vepër për të cilën jeni krenar vazhdon të jetojë dhe të evoluojë me kohën, edhe pas 30 vjetësh”, thotë ai në një deklaratë. “Më vjen mirë që shoh Edgarin që po përballet me botën e re! Shpresoj që adhuruesit e filmit dhe ata që prezantohen me Edward Scissorhands për herë të parë ta shijojnë atë”./Demokracia.com

https://youtu.be/0KAlqthD6Gc

Të ngjashme