Arte
Tilda Swinton do të luajë në “Eternal Daughter” një film me histori fantazmash
Demokracia
17:50 | 31 Janar 2021

Share:

Tilda Swinton është ribashkuar me regjisoren Joanna Hogg për filmin e saj të ri, një histori fantazmash e titulluar The Eternal Daughter, transmeton Demokracia.com

Martin Scorsese i cili më parë ka punuar me Hogg në dramën e njohur autobiografike The Souvenir, kësaj here vjen si producent ekzekutiv.

E përshkruar nga Deadline si një “dramë misterioze”, The Eternal Daughter “do të përshkruajë historinë e një vajze të moshës mesatare dhe nënës së saj të moshuar që duhet të përballen me sekretet e varrosura prej kohësh kur të kthehen në shtëpinë e tyre të dikurshme”.

Në stilin e historive me fantazmave, shtëpia që dikur ishte  “një shtëpi feudalësh dikur madhështor” tani është bërë: “një hotel i lirë, plot mister”.

Filmi u xhirua në fshehtësi në Uells gjatë bllokimit, dhe tani është në post-produksion.

Tilda Swinton luan bashkë me vajzën e saj të vërtetë Honor Swinton Byrne.

Anëtarët e tjerë të kastit për The Eternal Daughter mendohet se do të jenë Joseph Mydell, Carly Davies dhe Alfie Sankey-Green./Demokracia.com

Të ngjashme