Sport
Tifozi anglez kërkonte birrë, por përfundoi në pallatin e sheikut
Demokracia
13:33 | 21 Nëntor 2022

Share:

Lajmi se alkooli nuk lejohet në stadiumet e Katarit ka tronditur tifozët e disa kombëtareve, të cilët po kërkojnë çdo mënyrë për të gjetur një pije alkoolike.

Dy tifozë nga Anglia i çuan udhëtimet e tyre në një nivel të ri dhe madje shkuan deri në pallatin e njërit nga sheikët, ku luanin me një luan.

Tifozi i Anglisë, Alex Sullivan, pati një rrëfim të shkurtër për TalkSport ku sapo foli për udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm, kur kërkoi vetëm një birrë për të shuar etjen, ndoshta duke mos dyshuar se çfarë do t’i ndodhte.

“Thjesht kaluam mirë dhe bënim shaka, u kënaqëm. Takuam një nga djemtë e Shehut, i cili na çoi në pallat dhe na tregoi luanët dhe gjëra të tjera. Ne po kërkonim birrë dhe ata thanë se e kishin. Ne u hodhëm në pjesën e pasme të “Toyotës” së tij dhe përfunduam në pallat. Ai na tregoi majmunët, zogjtë e tij ekzotikë. Ishte çmenduri”, tha Aleks Sullivan për TalkSport, transmeton Demokracia.com.


Shumë nuk besuan në këtë histori, kështu që Alex e mbështeti atë me materiale video./Demokracia.com/

Të ngjashme