Sport
Tifozët e Frankfurtit sulmojnë ata të West Hamit në prag të sfidës, njëri përfundon në spital
Demokracia
12:23 | 05 Maj 2022

Share:

Huliganët e Eintracht Frankfurt, të maskuar kanë sulmuar fizikisht mbështetësit e West Ham United në prag të sfidës së kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndërkohë që një tifoz është dërguar në spital, raporton DailyMail, transmeton Demokracia.com.

Ata sulmuan mbështetësit nga Londra duke hedhur gota, shishe dhe stole bari ndaj tifozëve mysafirë që ishin ulur të qetë duke parë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Përplasja u kap në video dhe u postua në Twitter dhe tregoi huliganët gjermanë duke vrapuar para tifozëve të West Ham dhe duke i sulmuar ata.

Disa tifozë u panë duke vrapuar për t’iu shmangur rrezikut, ndërsa të tjerët u kundërpërgjigjën duke marrë stolat e barit dhe duke i hedhur mbi sulmuesit e tyre ndërsa gotat dhe shishet u thyen rreth tyre.

Qindra policë u thirrën në zonën përreth stacionit kryesor hekurudhor të Frankfurtit./Demokracia.com/

Të ngjashme