Sport
Tetë lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt te Real Madridi
Demokracia
22:40 | 24 Prill 2024

Share:

Luka Modric dëshiron të qëndrojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm, janë të sigurta mediat spanjolle.

Kështu pretendon Mundo Deportivo, duke e vendosur atë në krye të listës së tetë lojtarëve, fati i të cilëve nuk dihet për sezonin e ardhshëm në dhomën e zhveshjes së Santiago Bernabeut.

Kapiteni i kombëtares kroate është i lidhur kontraktualisht me Real Madridin vetëm deri në fund të sezonit aktual dhe i njëjti burim pohon se Reali nuk tregon interes për vazhdimin e kontratës.
Edhe pse ai luajti vetëm në mënyrë sporadike për pjesën më të madhe të sezonit, Modric bëri paraqitje të dukshme në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe El Clasico e fundit kundër Barcelonës.

Reali i fitoi të dyja ndeshjet dhe mediat spanjolle filluan të shkruajnë se klubi mund të vazhdojë kontratën e tij edhe për një sezon.

Mundo Deportivo tani ka përpiluar një listë me tetë lojtarë që do të vendosen nga klubi ose që duhet të vendosin vetë për të qëndruar në Real.
Tetë që nuk janë të sigurt për sezonin e ardhshëm në Real sipas Mundo Deportivo:

Luka Modric,

Toni Kroos,

Nacho,

Lucas Vazquez,

Andriy Lunin,

Ferland Mendy,

Dani Ceballos,

Arda Guler.

Të ngjashme