Sport
Tensione gjatë derbit shqiptar në Maqedoni: Ndërpritet ndeshja, lojtarët e Shkupit sulmohen me shishe nga tifozët
Demokracia
19:35 | 08 Maj 2022

Share:

Ndeshja e tensionuar mes dy skuadrave shqiptare, Shkendijës dhe Shkupit ka përfunduar pa fitues 0:0, shkruan Demokracia.com.

Përballja në Tetovë u përfshi me rivalitet të fortë në fushë, ku nuk munguan ndërhyrjet e ashpra. Gjithashtu, ndeshja u ndërpre disa herë për shkak të hedhjes të gjësendeve nga tifozët në fushë.

Në stadium hodhën gjësende, përfshirë shishe të ujit në fushë me ç’rast u lëndua në kokë një lojtar i skuadrës së Shkupit.

Teksa, kur po zhvillohen 20 minutuat e fundit ndeshja është ndërprerë, kjo pas përleshjes në fushën e lojës nga futbollistët e dy ekipeve.

PAMJET:

 

Të ngjashme