Sport
Ten Hag duket se ka shënjestëruar largimin e parë nga Man United për janar
Demokracia
16:59 | 26 Nëntor 2023

Share:

Fenerbahce ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Pas 18 muajsh të vështirë, United është i përgatitur të shesin francezin në janar nëse arrin oferta e duhur.

Fotomac raporton se Fenerbahce po tregon interes për sulmuesin dhe duan ta kompletojnë marrëveshjen para se të hapet afati dimëror.

Në lidhje me ndeshjen jashtë fushe të United në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray të mërkurën, dy kampet do të takohen dhe do të diskutojnë kushtet e një transferimi të mundshëm.

Kontrata e Martialit me Manchester United skadon në fund të sezonit. Ekziston edhe një mundësi për të zgjatur marrëveshjen edhe për një vit tjetër.

Bëhet e ditur se Fenerbahce do të paguante jo më shumë se 20 milionë euro, një shumë kjo që mund të bind Djajtë e Kuq që të shesin sulmuesin.

Të ngjashme