Lajme
Televizion i Serbisë shfaq flamurin e Kosovës dhe Albin Tahirin, “çmendën” serbët
Demokracia
23:16 | 12 Shkurt 2022

Share:

Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Shteti ynë në këtë olimpiadë përfaqësohet nga dy skitarë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

Pjesëmarrja e Kosovës në “Pekini 2022” e ka afirmuar edhe më shumë shtetin tonë, duke e ngritur flamurin në mesin e qindra shteteve dhe në shtetin që ende nuk e njeh pavarësinë, shkruan Demokracia.com.

Rezultatin më të mirë historik në LOD e ka arritur pikërisht skitari Albin Tahiri i cili në “lëshim” është renditur në mesin e 15-të më të mirëve në botë.

Ky rezultat i Tahiri e ka marrë vëmendjen edhe të shteteve fqinjë, respektivisht të Serbisë.

Ka qenë televizioni publik serb, RTS, i cili e ka transmetuar drejtpërdrejt garën e lëshimit dhe suksesin e Albin Tahirit.

Transmetimi i kësaj gare nga RTS-i nuk ka kaluar pa u vërejtur nga serbët.

“Zonja dhe zotërinj, RTS-i ju prezanton. Çfarë është kjo”, ka shkruar një përdoruese e Twitterit, duke shfaqur edhe fotografinë ku shihet Albin Tahiri dhe flamuri ynë.

Të kujtojmë se Serbia e ka bërë sot edhe një ‘tërheqje’ taktike nga refuzimi i pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Beograd.

Bëhet fjalë për Kampionatin Ballkanik për grupmoshat nën 20 vjeç në palestër, garë kjo që u zhvillua në Serbi, e që pjesëmarrës kishte edhe nga Kosova.

Serbia njeh Kosovën, atletët tanë garojnë midis Beogradi

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sulejmani për Radio Kosovën kishte deklaruar se Kosova po merr pjesë e barabartë sitë gjithë shtetet tjera, ndërsa në fanellë kanë edhe mbishkrimin KOS siç shihet dhe në fotografi nga gara.

Të kujtojmë se në Kampionatin e Botës në Boks, nuk ishin pranuar garuesit tanë duke u kthyer në kufi gjë e cila ngjalli reagime të shumta. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme