Sport
Serbia njeh Kosovën, atletët tanë garojnë midis Beogradi
Demokracia
22:10 | 12 Shkurt 2022

Share:

Serbia më në fund është dorëzuar dhe ka pranuar sportistët kosovarë të garojnë të barabartë si të gjithë garuesit tjerë në një garë ndërkombëtare që po mbahet në Beograd, shkruan Demokracia.com

Bëhet fjalë për Kampionatin Ballkanik për grupmoshat nën 20 vjeç në palestër, garë kjo që u zhvillua në Serbi, e që pjesëmarrës kishte edhe nga Kosova.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sulejmani për Radio Kosovën kishte deklaruar se Kosova po merr pjesë e barabartë sitë gjithë shtetet tjera, ndërsa në fanellë kanë edhe mbishkrimin KOS si[ shihet dhe në fotografi nga gara.

Të kujtojmë se në Kampionatin e Botës në Boks, nuk ishin pranuar garuesit tanë duke u kthyer në kufi gjë e cila ngjalli reagime të shumta. /Demokracia.com

Të ngjashme