Lajme
Të shtënat në Çikago: Prindërit e një dyvjeçari mes viktimave
Demokracia
08:24 | 06 Korrik 2022

Share:

Nëna dhe babai i një djali dyvjeçar që u gjet i vetëm, ishin ndër shtatë viktimat e të shtënave masive pranë Çikagos.

Irina McCarthy, 35, dhe Kevin McCarthy, 37, u qëlluan për vdekje pasi një person i armatosur në një çati hapi zjarr ndaj spektatorëve në një paradë të 4 korrikut në Highland Park.

Djali i tyre Aiden ishte i padëmtuar. Ai është duke u kujdesur nga gjyshërit e tij.

Të afërmit dhe miqtë i kanë bërë homazhe çiftit McCarthy dhe viktimave të tjera të sulmit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Aiden u nda nga prindërit e tij gjatë të shtënave, tha një çift që ishte në skenën e sulmit.

Dana dhe Greg Ring i thanë CBS se e gjetën vogëlushin me një të huaj, i cili “dridhej fizikisht, në gjithë trupin”.

“Ne e morëm djalin e vogël. E vendosa në krahë”, tha Greg Ring. Ai e përshkroi skenën e sulmit si “masakër”.

Kevin McCarthy u kujtua si një “punonjës yll” shefi i tij në Jaguar Gene Therapy, Joe Nolan, është cituar të ketë thënë nga NBC.

“Jashtë punës ai ishte një baba shumë krenar dhe një bashkëshort i përkushtuar që e adhuronte familjen e tij. Do të na mungojë pa masë”, shtoi Nolan.

Të ngjashme