Lajme
Të shtëna me armë në Malishevë, i dyshuari emër i njohur për policinë
Demokracia
09:21 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një predhë në një lokal në fshatin Terpezë të Malishevës, pasi një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit dhe janë duke e hetuar rastin, përcjell Demokracia.com.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM /Fsh. Terpezë, Malishevë, 27.02.2022 – 00:58. Është raportuar se në një lokal ka pasur  të shtëna me armë zjarri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja  dhe një predhë. I dyshuari i cili dyshohet se ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij dhe i njëjti është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme