Sport
Te Liria fitoren ndaj Dritës në Kupë ua dedikojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Demokracia
22:24 | 23 Nëntor 2022

Share:

Liria e Prizrenit shkaktoi befasinë e rrethit të 1/16-tës së finales në Kupën e Kosovës duke eliminuar Dritën në mes të Gjilanit.

Liria, skuadra që bën gara në Ligën e Parë triumfoi 1:2 ndaj Dritës në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan Demokracia.com.

Këtë fitore të madhe, zyrtari i klubit prizrenas, Bashkim Kajdomçaj ia ka dedikuar ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Fitore dedikuar çlirimtarëve. Drita – Liria  1:2, marshojm  drejt sukseseve”, ka shkruar Kajdomçaj në Facebook./Demokracia.com/

Të ngjashme