Ngjarja e së mërkurës ka tronditur mbarë opinionin.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqte dhunën e ushtruar të disa infermiereve ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka lënë gojëhapur të gjithë.

Në rrjetet sociale pati reagime të shumta nga krerë institucionalë, shoqëri civile dhe persona me ndikim.

Ndër emrat e famshëm që ka shprehur shqetësim mbi këtë ngjarje është edhe reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala – Tayna.

Ajo me shqetësim ka publikuar pamjet e dhunës në InstaStory, ku në mbishkrimin e saj ka potencuar se raste të tilla nuk janë të rralla, madje i quan të shpeshta në institucione publike.

“Në spitalet publike moti është ky fenomen që sillen qysh o më së keqi me pacienta”, ka shkruar mes të tjerash reperja nga Prizreni.

Foto: Tayna/InstaStory