ShowBiz
Britney Spears dhe Sam Asghari divorcohen zyrtarisht
Demokracia
14:01 | 02 Maj 2024

Share:

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë finalizuar divorcin e tyre 8 muaj pasi zbuluan se kanë marrë vendimin e ndarjes. Dokumentet u siguruan nga Page Six, i cili zbuloi edhe se Sam dhe Brit kanë zbatuar marrëveshjen paramartesore. Spears do mbajë të gjitha bizhuteritë dhe sendet personale, që i kanë pasur së bashku para dhe pas martese.

 

Por disa prona do ndahen mes të dyve, sipas marrëveshjes së realizuar më herët. Dokumentet janë firmosur dhe vendimi është marrë nga të dyja palët. Nga burimet pranë gjykatës ka ardhur edhe një deklaratë që zbulon se lajmet që qarkullojnë për Britney, sipas të cilave ajo nuk ka më para, nuk janë të vërteta.

Britney ka disa burime parash, të cilat do i sigurojnë jetesën për shumë kohë, edhe pse duket sikur nuk po e bën jetën aq luksoze sa njerëzit e mendojnë. Pas gjithë luftës për liri me të atin, ajo mundet të ketë akses tek të gjitha këto burime të ardhurash.

Kujtojmë se çifti u ndanë pasi Asghari e akuzoi Spears se ajo e kishte tradhtuar. Lajmi nuk u konfirmua kurrë, megjithatë, çifti i dha fund martesës, por pas ndarjes, duket se ruajnë respekt reciprok.

 

Të ngjashme