Lajme
“Hiqni masat”- Qeveria e bën “të fortin” me Stanon, pasi ky i tha Kurtit se nuk vendos ai për masat e BE-së
Demokracia
18:24 | 02 Maj 2024

Share:

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar arsyen se pse Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kryeziu ka thënë se rasti është shumë i thjeshtë, duke prezantuar përmes fotove dy situata.

“Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023). Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)”, ka shkruar kryeziu në një postim në platformën “X”.

Kryeziu ka thënë se “është e qartë që deeskalimi ka ndodhur”.

“Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka shkruar ai.

Të ngjashme