Lajme
Murati përmend skandalin e 2.1 milionë eurove, por “harron” se Drejtorin e Thesarit të asaj kohe e kanë avancuar në Guvernator të BQK-së
Demokracia
18:02 | 02 Maj 2024

Share:

Ministri i Qeverisë Kurti, Hekuran Murati, doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe propagandoi kundër qeverive të kaluara.

Murati gjatë fjalimit të tij, duke u munduar t’i akuzojë qeveritë e kaluara, përmendi edhe skandalin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit, shkruan Demokracia.com.

Drejtor i Thesarit në kohën e atij skandali ishte Ahmet Ismaili.

Pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti, Ismailin e kanë avancuar dhe e kanë bërë Guvernator të BQK-së.

Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare kërkonte dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami, por edhe të atyre që ishin në hierarkinë e thesarit të shtetit, duke përfshirë Ahmet Ismailin.

“Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend. Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 43 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit”, thuhej asokohe në reagimin zyrtar të VV-së.

Por, vitin e shkuar, krejt këto nuk e kishin penguar partinë në pushtet, LVV-në, që Ismajlin ta bënin Guvernator të BQK-së.

I cilësuar nga shumëkush si njeri i pushtetit, zgjedhja e tij në krye të BQK u përcoll me shumë parregullsi. Për këtë arsye nga monitorimi i procesit ishte tërhequr edhe Ambasada e Britanisë së Madhe./Demokracia.com/

Çka thoshte raporti i Freedom House për opozitën kur qeveriste me vendin?!

Cilat ishin aferat korruptive të qeverisjes së tyre?!

– Replika e ministrit Murati me deputetët opozitarë.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, May 2, 2024

Të ngjashme