ShowBiz
Taylor Swift puth të dashurin në publik, çmenden fansat
Demokracia
13:15 | 30 Janar 2024

Share:

Të dielën u zhvillua një nga ndeshjet më të rëndësishme sportive në Amerikë: Baltimore Ravens me Kansas City Chiefs, me rezultatin 10-17, i cili i suguroi vendin në Super Bowl Kansas City Chiefs. Nëse skuadra s’të tingëllon shumë e dëgjuar, atje luan Travis Kelce, ose i dashuri i ri, publik i Taylor Swift.

Tay zbriti në fushë për të festuar bashkë me të dhe i dhuroi një puthje (dheee buzëkuqi i saj i kuq nuk la asnjë shenjë). Ky moment i dyshes të preferuar ka bërë namin në internet dhe ka qarkulluar në çdo rrjet social!

Nga veshja, te mimikat, e deri te puthja mes lotësh, gjithçka është komentuar në X (ish-Twitter) dhe TikTok fliste për çiftin më të famshëm të momentit.

Taylor ishte veshur thjesht dhe fytyra e saj, e përqendruar në ndeshje është bërë virale për mimikat që e dallojnë këngëtaren në çdo dalje publike.

Më pas, kur skuadra e partnerit të saj u shpall fituese në momentet finale të ndeshjes, duke bërë një kthesë historike në eventin sportiv të vitit, puthja pansionante u bë qendra e vëmendjes. Travis shihet i përlotur në disa nga fotot teksa e përqafon dhe puth këngëtaren e njohur.

Dikush e bëri të qartë se urren të shohë skuadrën Chiefs të fitojë, por shkrihet për puthjen e Tay me Travis.

Taylor Swift puthi të dashurin dhe interneti u çmend

Të ngjashme