Lajme
Tatimi në pronë, Ministria e Financave ka një njoftim për qytetarët
Demokracia
14:54 | 29 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Ministria e Financave i ka njoftuar qytetarët se kanë afat edhe nesër për ta kryer pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka njoftuar se Projektligji i ri për Tatimin në Pronë, përmes së cilit parashihet falja deri në 10 euro e faturave për këtë vit, është dërguar në Kuvend, por ende s’i ka kaluar të dyja leximet.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë, pagesa e tatimit në pronë mund të bëhet në dy këste. Afati për pagesën e këstit të parë është 30 prilli, ndërsa për këstin e dytë është fundi i muajit shtator. Ne si Qeveri veç se e kemi dërguar në Kuvend Projektligjin e ri për Tatimin në Pronë, i cili përmes një dispozite kalimtare mundëson faljen e deri në 100 euro të faturave për vitin 2023, mirëpo Projektligji ende nuk ka kaluar të dyja leximet në Kuvend”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme