Lajme
Tahiri: Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit
Demokracia
11:01 | 15 Gusht 2022

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ashpër ndaj reduktimeve të rrymës që kanë nisur nga sot në Kosovë.

Sipas Tahirit po bëhet paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.

Tahiri po bënë thirrje që të reagohet pasi siç thotë “Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit”.

Reagimi i plotë:

Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.

Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit.

Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.

Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!

Të ngjashme