Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA, Milan Radoiçiq.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, në një përgjigje ka thënë se Agjencia është duke e bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar.