Lajme
Tahiri për Qeverinë Kurti: Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet
Demokracia
22:32 | 01 Janar 2024

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri vlerëson se nuk është merita e qeverisë aktuale për liberalizimin e vizave.

Madje, Tahiri thotë se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet.

“KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi”, shkroi Tahiri.

Të ngjashme