Lajme
Tahiri i ashpër me Kurtin: Dorëheqje duhesh me dhanë zotëri, u shpërfaq koalicioni me Listën Serbe
Demokracia
11:06 | 13 Korrik 2023

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e fundit.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti pasi sipas tij, është shpërfaqur koalicioni me Listën Serbe.

Tahiri ka theksuar se me këto përgjime janë prekur vlerat e përbashkëta të Kosovës. Ai i ka ftuar luftëtarët e UÇK-së që janë në VV, të dalin e të flasim.

“Kryeministër dje ke marrë vendim me u tërhjek pas 4 muajve eksperimentim në veriun e Kosovës. Psa 4 muajve që kur e vendose Kosovën e barazove me vendet e sanksionuara nga bota perëndimore. Mas 4 muajve rrezikim të policëve, vendose me marrë vendim me u tërhjekë nga veriu, me tërhjek policinë me shku në zgjedhje. Dil tregona këtu për çka je marrë vesh. Pse e ke maltretu popullin, pse e ke sanksionu qytetarin veç me tregu që ki autoritet, e autoriteti yt me dje ka ra përtokë. Pse i the jo Amerikës, e shkuat në Bratislavë me bo negocim. Çka të ka shty për 4 muaj me maltretu një popull një komb”, ka thënë ai.

“Dje është shpërfaqur një bisedë mes shefes së grupit parlamentar të VV-së dhe shefit të Listës Serbe, dhe deklaratën e parë kemi thënë që për neve mund të flet një shefe e grupit parlamentar se e ka detyrë me fol. Çka u shpërfaqë dje deputetë, marrëveshja mes VV-së, Albin Kurtit paska qenë që nga dita e parë. A e kuptuat që marrëveshja dhe diskutimi nuk ka qenë vetëm për marrëveshje ndërkombëtare. A e kuptuat që problemi nuk është takimi, por temat. Diskutohet për rrymën në veriun e Kosovës, afera më korruptive që na prek secilin qytetar”.

Të ngjashme