Arte
Sugjerim për lexuesit nga Demokracia.com – Filmi që duhet të shihni patjetër: “Madame Claude”
Demokracia
16:15 | 22 Prill 2021

Share:

Parisi, qyteti i dashurisë. Por jo vetëm! Ky qytet fsheh brenda vetës shumë skuta, disa me ngjarje të errëta e disa që ofrojnë mundësi të mbushura me kënaqësi.

Një prej tyre, në vitet e 60-ta ishte edhe klubi i femrave të Madame Claude. Ajo krijon një zingjir të madh e fortë të pushtetit, duke përdorur prostitucionin si armë, transmeton Demokracia.com

Madame Claude nën kritere të larta, punëson femra të cilat detyrë të vetme kanë që të jenë karrem për njerëzit e pushtetshëm.

Prostitucioni elitar që ajo ofron, e bën Madame Claude të jetë e kërkuar edhe tek nivelet e larta të shtetit francez, meqë përmes tyre siguroheshin informacione të rëndësishme dhe arrestoheshin personat e kërkuar.

Por, kur gjithçka dukej se po shkonte mirë, shteti vendos të ndryshojë politikën e vet dhe ditët e bukura për Madame Claude mbarojnë më shpejt sesa që ajo e priste. Ky është tregimi për filmin “Madame Claude”, i bazuar në ngjarjen e vërtetë, prodhim i vitit 2021, që në disa raste përmbanë edhe skena +18./Demokracia.com/

 

Të ngjashme