Arte
Sugjerim për lexuesit nga Demokracia.com – Filmi që duhet të shihni patjetër: Çiçero
Demokracia
13:46 | 17 Prill 2021

Share:

Në fakt, dallimi mes tyre është shumë i madh. I pari është personazh filmi amerikan kurse i dyti personazh i vërtetë, shqiptar, i vizuelizuar në filmin me të njëjtin emër- Çiçero.

I lindur në Prishtinë, filmi mbi personazhin e jashtëzakonshëm fillon pikërisht në Prishtinën e vitit 1904. Vrasja nga serbët të vëllait të tij autik dhe dy prindërve, ia ndryshon atij fatin e jetës, transmeton Demokracia.com

Pjesa tjetër e filmit vazhdon në Ankara, ku për llogari të shërbimit sekret të Perandorisë Osmane, ai punon në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që për ta ruajtur Turqinë e sotme nga mosprfshirja në Luftën e Dytë Botërore, Çiçero i përcjellë informacionet sekrete Ambasadës së Gjermanisë naziste.

Megjithatë, informacionet, me qëllim, nuk ishin krejt të sakta. E arsyet, shpjegohen në fund të filmit. Sidoqoftë, gjatë filmit, ndodhin shumë gjëra që e bëjnë Iljaz Baznën, një ndër spiunet e dyfishtë, më të njohur në botën sekreteve të mëdha./Demokracia.com/

Të ngjashme