ShowBiz
Stresi: Kam lënë duhanin, alkoolin dhe lëndët narkotike
Demokracia
13:09 | 26 Shkurt 2023

Share:

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në Big Brother VIP Kosova prej më shumë se 80 ditësh.

Ai ka qenë i përfshirë në debate të mëdha, polemika e ka krijuar situata nga më të ndryshmet me konkurrentët e tjerë.

Artisti ndërkohë ka bërë paqe me një nga rivalet më të mëdha në këtë lojë, modelen Xhuli Nura.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo nuk është pritur mirë nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ofenduar në mënyra të ndryshme.

36-vjeçari së fundmi në një bisedë me Xhulin thekson se prindërit e tij nuk kanë qenë dakord që të hyjë në këtë format dhe se për këtë duhet t’i lë anash ofendimet e sharjet.

Foto: Screenshot/YouTube

“Babanë e njohin të gjithë, nëna me vite punon në punë të shtetit. Edhe ata nuk kanë qenë dakord të vijë unë këtu, por kam ardhur vetë”, shtoi ai.

I njëjti vë në dukje se veç tjerash ka lënë edhe duhanin e alkoolin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam lënë duhanin, falënderoj veten, kam lënë alkoolin, lëndët narkotike. Këto tre gjëra që nuk dua t’i shoh më me sy sepse më kanë kthjell”. 

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024