Lajme
Statuti i Zajednicës | Shfaqet sërish Besnik Bislimi dhe “shkatërron” propagandën e Albin Kurtit: Qeveria nuk ka garantuar që nuk ka shkelje kushtetuese
Demokracia
15:53 | 12 Dhjetor 2023

Share:

“Qeveria nuk ka garantuar që [Statuti i Zajednicës] nuk ka shkelje kushtetuese”.

Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhënë për RTV21 më 11 dhjetor 2023, e cila vë në pah politikën dhe sjelljen e rrezikshme të shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Ky qëndrim i Bislimit është pjesë e një deklarate më të gjerë, sipas së cilës “Gjykata Kushtetuese e vendos nëse draft-statuti i Asociacionit parasheh kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe”.

https://demokracia.com/pakrahasimisht-me-i-mire-se-me-heret-si-u-perpoq-tia-hedhte-kurti-mbreme-publikut-per-zajednicen/

Sipas kësaj deklarate, kryeministri Albin Kurti duke qenë i vetëdijshëm se draftstatuti për Zajednicën e Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë jashtë përkufizimeve që lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vetëofruar që ta nënshkruajë atë.

Sipas kronologjisë së ngjarjeve, më 21 tetor 2023, kryeminsitri Kurti ka pranuar draftstatutin për Zajednicën, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë dhe të njëjtin, më 26 tetor 2023 para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) është vetëofruar që ta nënshkruajë.

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/komunikate-per-media-pas-takimit-ne-bruksel-me-kreret-e-bashkimit-evropian/

Kjo nuk është hera e parë që Zëvendëskryeministri Bislimi nxjerrë në publik anën tjetër të medaljes të atyre që deklaron e propagandon shefi i tij në Qeveri, Albin Kurti.

Bislimi, për herë të parë për mediumin serb, Danas, në shtator të vitit 2023, e kishte pranuar se me Marrëveshjen Bazë [Brusel, 27 shkurt 2023] “nuk ka njohje formale [të Kosovës nga Serbia] dhe ky ishte lëshim i madh i Kosovës”.

https://demokracia.com/bislimi-per-marreveshjen-e-ohrit-ska-njohje-formale-leshim-i-madh-i-kosoves/

Deklarata e asaj kohe e Bislimit kishte nxjerrë zbuluar mashtrimin e madh të drejtuesve shtetërorë, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Të tre drejtuesit shtetërorë e kanë vlerësuar me gjuhë të përbashkët dhe nota të larta rezultatin e 27 shkurtit në Bruksel dhe 18 marsit në Ohër, duke e konsideruar atë si një sukses të jashtëzakonshëm, pasi “Serbia e ka njohur de-facto shtetin e Kosovës”. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/mashtrimi-i-madh-i-drejtuesve-te-shtetit-bislimi-nxjerre-zbuluar-kurtin-osmanin-e-konjufcen-kosova-ka-pranuar-te-mos-njihet-nga-serbia/

https://demokracia.com/pergjigjja-e-shkurter-eshte-jo-pak-ore-pas-marreveshjes-se-brukselit-mes-kurtit-dhe-vuciqit-be-ja-mohonte-se-ishte-arritur-njohja-de-facto-per-kosoven-nga-serbia/

Të ngjashme