Lajme
“Sot u poshtëruar shteti”, Krasniqi e LDK-së thotë se Kurti me aventurat e tij e ka futur vendin në qorrsokak
Demokracia
18:49 | 14 Qershor 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se sot u poshtërua shëtit dhe jo zyrtarët policor.

Ajo tutje ka thënë se kryeministri Albin Kurti me aventurat e tij e ka futur vendin në qorrsokak.

“Sot u poshtrua shteti, jo zyrtarët policor. Rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga bandat kriminale serbe vendos Kosovën në një pozicion delikat, për çka përgjegjës është Albin Kurti, i cili me avanturat e tij e ka futur vendin në qorrsokak. Institucionet tona duhet të bëjnë çdo gjë që është e mundur, për lirimin sa më shpejtë të tyre. Krenohemi me çdo minut të angazhimit të Policisë së Kosovës.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme