Arte
Sot u mbajt ceremonia përkujtimore e aktorit ikonik Bekim Fehmiu, në Kinema Armata.
Demokracia
21:06 | 01 Qershor 2021

Share:

Të pranishëm ishin miq e familjarë të aktorit, kolegë e dashamirë të artit dhe aktorit që la gjurmë në kinematografinë botërore.

Hapja e kësaj ceremonie u bë nga aktorja Doresa Rexha, e cila foli për jetën e Bekim Fehmiut, shkruan Demokracia.com

Hapja e saj u pasua nga të ftuar të tjerë, mes të cilëve kryeministri Kurti, aktori Enver Petrovci, i cili shpërtheu në lot gjatë fjalimit të tij për mikun dhe kolegun si dhe familjarë të aktorit.

Gjatë ceremonisë u ndanë çmimet vjetore për kinematografi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” iu nda Afrim Spahiut, kurse çmimin vjetor për kinematografi e mori More Raça.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku lajmëroi vendimin mbi emërimin e grupit punues për hartimin e planit shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së Bekim Fehmiut.

Pas ceremonisë u shfaq një prej filmave më të famshëm të Bekim Fehmiut “Mbledhësi i Puplave”./Demokracia.com/

Të ngjashme