Sport
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës
Demokracia
11:35 | 24 Prill 2024

Share:

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku edhe do të mësohet çifti i finales së kësaj gare.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00. Drita e pret Prishtinën në shtëpi në stadiumin ndihmës te rrethi në Gjilan.

Ndërkaq, stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë sot nikoqir i përballjes mes dy skuadrave të këtij qytetit, Ballkanit dhe Suharekës.

Në ndeshjet e para, Prishtina barazoi si vendase me Dritën 0:0, kurse Ballkani e mposhti Suharekën me rezultat minimal 1:0.

Ndeshjet e sotme:

15:00 Ballkani – Suhareka

15:00 Drita – Prishtina

 

Të ngjashme