Sport
Sot festohet Dita e Gazetarisë Sportive
Demokracia
11:29 | 02 Korrik 2023

Share:

Shoqata e Gazetarëve Sportivë ka uruar gazetarët e sportit me rastin e Ditës së Gazetarisë Sportive.

Nëpërmjet një postimin në rrjetin social “Facebook” SHGSK ka shkruar se 2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit.

“Përkundër sfidave të shumta që ka ky profesion, komuniteti ynë në Kosovë, ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme. Marrë parasysh numrin e të rinjve që është gjithnjë në rritje që merren me gazetarinë sportive por edhe numrin e madh të mediave që rëndësi të madhe i kushtojnë sportit”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Komuniteti i Gazetarisë sportive jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën, feston përvjetorin e saj.

2 Korriku simbolizon unitetin e gazetarëve sportiv anembanë globit.

Përkundër sfidave të shumta që ka ky profesion, komuniteti ynë në Kosovë, ka shënuar ngritje të jashtëzakonshme. Marrë parasysh numrin e të rinjve që është gjithnjë në rritje që merren me gazetarinë sportive por edhe numrin e madh të mediave që rëndësi të madhe i kushtojnë sportit.

Inkurajuese është edhe rritja e numrit të gazetareve femra, që dëshmon vlerat tona të larta si shoqëri.

Sfidë për ne, mbeten edhe më tutje infrastruktura e mirëfilltë për të përcjellë ngjarjet sportive, fenomeni “Fake News” liria e shprehjes etj.

Jemi të bindur që me protencialin që kemi si komunitet, gazetaria sportive në Kosovë ka të ardhme të ndritur.

Kolegë të nderuar, më lejoni që në këtë ditë të veçantë për gazetarinë sportive, ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë në këtë profesion fisnik.

Gëzuar!

SHGSK

Të ngjashme