Arte
Sot do të mbahet promovimi i monografisë “HANI I DY ROBERTËVE, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit”
Demokracia
15:37 | 10 Qershor 2021

Share:

Sot me fillim nga ora 15 do të mbahet promovimi i monografisë “HANI I DY ROBERTËVE, Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit”.

Pjesë e promovimit do të jetë një debat lidhur me librin dhe ekspozita pasuese, shkrua Demokracia.com

Pjesë e këtij debati janë panelistët Avni Spahiu, Baton Haxhiu, Blerim Reka, Enver Petrovci, Mehmet Behluli, Zake Prelvukaj dhe do të moderohet nga Birol Urcan.

Për tridhjetëvjetorin e themelimit të Hani i 2 Robertëve është përgatitur dhe botuar monografia me rrëfime të mbi 80 intelektualëve, gazetarëve, diplomatëve, politikanëve, artistëve, aktorëve, muzicientëve dhe vizitorëve të tjerë nga Kosova dhe bota, shumica freukuentues të rregullt të Hanit të 2 Robertëve, gjatë periudhave të ndryshme, sidomos në vitet ’90 të shekullit të kaluar, kur Hani shërbente si vendtakim për aktivitete të ndryshme.

Debati Publik ARTI I REZISTENCËS – REZISTENCA E ARTIT do të transmetohet ne rrjete sociale. Ndërsa, në hapesirë konform masave për parandalimin e pandemisë Covid-19, vetëm 50 persona mund të marrin pjesë ne debat publik./Demokracia.com/

Të ngjashme